12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

I dënuar me 15 vite burg në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar, Adriatik Budanin i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Mësohet se 52 vjeçari ka qenë i dënuar me 15 vite burg në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal. Ndërkohë pritet ekstradimit i tij drejt shtetit italian.

Njoftimi i Plotë:

I dënuar me 15 vjet burgim, për disa vepra penale të kryera në Itali, lokalizohet në fshatin Poro dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Poro”. Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...