4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

I dënuari për vrasje në masë, shfaqet në gjykatë duke paditur shtetin Norvegjez

Anders Breivik, autor i një sulmi me bombë dhe armë zjarri në vitin 2011 në Norvegji, ku humbën jetën 77 persona, ka shfaqur në gjykatë të hënën duke kërkuar të padiste shtetin norvegjez për shkelje të të drejtave të njeriut.
Ai pretendon se kufizimet e vendosura ndaj tij në burg prej vitit 2012 janë të papranueshme dhe shkelje e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Breivik aktualisht ka disa privilegje në qeli, por avokati thotë se ai është i penguar të komunikojë me të tjerë jashtë burgut. Autoritetet norvegjeze e kanë dënuar për vrasje në masë dhe ai që nga ajo kohë qëndron në burg, duke shfaqur pak pendesë për veprën e tij brutale.

Breivik aktualisht gëzon të gjitha akomodimet. Në qeli ai ka televizor, Xbox dhe palestër, por avokati i tij thotë se ai e ka të pamundur të lidhë marrëdhënie me dikë jashtë burgut dhe se pengimi për të dërguar letra jashtë është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Më 22 korrik 2012, Breivik vrau 8 persona në një sulm me bombë në Oslo, përpara se të drejtohej tek një kamp rinor në ishullin Utoja, ku i veshur si oficer policie vrau me armë automatike 69 adoleshentë.

Deri më sot ai nuk ka shfaqur pendesë për sulmet, të cilat i portretizoi si një kryqëzatë kundër multikulturalizmit në Norvegji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...