4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

I dha fund karrierës së tij futbollistike, Ibrahimoviç rrëfen sëmundjen e djalit të tij

Disa ditë më parë futbollisti ikonë i Milanit i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike prej më shumë se 20 vitesh.

Në librin e tij “Unë Jam Zlatan”, ndër eksperiencës së tij në futboll, 41-vjeçari ka treguar për sëmundjen e djalit të tij, dhimbjen që ka përjetuar, ku as fama nuk e ndihmoi dot.

“Gjithçka ishte e re me Maxin, e vumë re se po villte shumë. Veç kësaj, nuk po shtonte peshë, por humbte. Nuk e dinim pse, a ishte normale? Ai villte vazhdimisht, ne nuk e dinim arsyen… Fola me familjen, miqtë dhe të gjithë më ngushëllonin duke thënë se nuk ishte asgjë e tmerrshme.

I gjithë trupi im ishte i shtangur. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu, as afër. Deri sa nuk kisha fëmijë, isha zotëri i paprekshmi. Në atë moment isha i pafuqishëm, nuk mund të bëja asgjë. Maxi po dobësohej çdo ditë, ishte aq i vogël. Dukej sikur jeta po e braktiste.

Nuk e mbaj mend rrugën për në spital. Më kujtohen vetëm korridoret e spitalit dhe era. Vrapova dhe pyeta se ku ishte, përfundimisht më çuan në dhomën e madhe, ku ishte shtrirë Maxi në inkubator. Ishte më i vogël se kurrë… Ai kishte tuba në trup. Mu duk sikur ma kishin shkulur zemrën nga gjoksi. Për fat të mirë, operacioni doli me sukses dhe djali u shërua shpejt.

“Maxi edhe tani e ka një shenjë. Ai ndihet i shëndetshëm si të gjithë fëmijët e moshës së tij dhe shpesh e kujtoj këtë. Sinqerisht më jep një këndvështrim më të mirë për jetën”, ka treguar Zlatan.

Ibrahimovic është i martuar me sipërmarrësen Helena Seger prej 20 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë 14 dhe 16 vjeç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...