12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

I forti i Durrësit” që i shpëtoi dje atentatit, u qëllua sapo doli nga “G-Class”-i i blinduar

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me snajper i realizuar ndaj Akil Nerjakut ditën e djeshme në lagjen e plazhit në Durrës.

Pavarësisht se policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, bëhet fjalë se Nernjaku është qëlluar me snajper sapo ka dalë nga mjeti i tij tip Benz G-Class i blinduar. Për fat të mirë, plumbi nuk qëlloi shenjestrën e atentatit.

Shënjestra e atentatit është një emër i njohur për policinë, me precedent të mëparshëm penal si dhe me lidhje në botën e krimit.

Nuk dihet ende nëse ky ishte një paralajmërim apo dështim i një atentati të mirëorganizuar. Deri më tani blutë e Durrësit nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT