12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“I gjuante me grushte dhe kur ishte i shtrirë!”/Pronarja e shtëpisë flet për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë

Pronarja e banesë tregoi se 51-vjeçari Alban Mermeri ishte një person problematik në zonë dhe thuajse konfliktohej herë pas herë me banorët, kjo për hapësirën që ai pretendonte se e zotëronte me certifikatë, por që sipas pronares ishte e jashtëligjshme.

Ajo ka treguar dhe momente nga ngjarja e rëndë, duke u shpreh se autori vazhdonte ta godiste viktimën me grushte edhe pasi ky i fundit ishte i shtrirë në tokë.

Nuk është hera e parë që kemi konflikt me këtë person. Jo vetëm ne, por edhe banorët e pallatit. Para 20 viteve në kemi konflikt personalisht me personin në lidhje me një pronë. Në ’93 kemi hapur një vendim gjykate për çeljen e një parkingu dhe kemi marr një vendim gjykate për ushtrim aktiviteti. Pas 30 vitesh veprim aktiviteti, në 2015 ndodhemi para një vendimi gjyqësor të kësaj prone që është këtu dhe vendimi gjyqësor ekzekutohet nga prona një , jo në pronën dy, dhe përmbaruesi e ekzekuton tek godina janë. Kjo është një çështje e transmetuar edhe tv. Por e gjithë ngjarja ka ardhur sepse ky person është mbështetur nga institucione të ndryshme. Dhe ngjarja me rëndësi ka ardhur nga pjesa e certifikatës së pronësisë, vendimin e gjykatës e ka përdorur dhe nga nxjerrë një certifikatë pronësie tek një pjerrësi këtu. Tani të vijmë të ngjarja aktuale, personi vjen dhe i kërkon zonjës që ka dyqanin aty, të largojë makinë ai debaton me zonjë, dhe komshiu që kishte 3-4 javë që kishte ardhur, del në dritare dhe i thotë,-Mos debato me zonjat. Ky i thotë,- Zbrit poshtë dhe sqarohu me mua. Ai zbret dhe mendoi që ishte sqarim. Ka përfunduar në grushte dhe arsyeja që jam e shqetësuar ,mënyra se si e ka goditur, i rënë personi në tokë ai vazhdonte ta gjuante akoma. Të nesërmen personi vjen, shoqëruesja që interesohej për këtë vjen dhe i thotë burrit, nuk po hapet dera. Burri hyn nga dritarja , hap derën dhe e shikon që ishte pa ndjenja, e shikojmë , e kthen nga ana tjetër dhe shikon që ishte i nxirë nga hematomat që kishte marrë.

Për çështje prone, sepse thonte që jam pronari i kësaj pjese. Nuk lejonte asnjë të parkojë. Certifikata është e nxjerrë në mënyrë abuzive,. Unë e kam denoncuar këtë certifikatë në Aluizmi, Ministria e Drejtësisë , Kryeministri dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Para 6 muajsh sjell dy maune me zhavorr, i bëjmë shkresë Komisariatit se i solli pa dokument Policia i bën shkresë Bashkisë të vijë të heqë zhavorrin dhe pra bashkia neglizhente nuk ka marrë masa , dhe duke mos marrë masa ky është fuqizuar më shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...