8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

I riu bënte manovra me motor uji duke i rrezikuar jetën një personi, reagon policia kufitare

Pas videos së publikuar nga JOQ Albania ku shfaqet një person me “jet ski” në bregdetin e Shëngjinit duke bërë manovra të rrezikshme dhe duke rrezikuar jetën e një pushuesi, ka reaguar policia kufitare e qytetit.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se videoja nuk është aktuale dhe nuk është regjistruar gjatë këtij sezoni veror.

Sipas policisë, ajo është video e disa viteve më parë dhe se u dërgohet mediave me tendencë për t’u publikuar.

Reagim i Policisë Kufitare Shëngjin

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se:

Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...