Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë, kur një person është hedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, duke humbur jetën.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë:
“Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.






