10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

I riu nga Tirana kërkon lirinë nga qelia 4 muaj pas arrestimit

Një i ri nga Tirana, për te cilin Prokuroria e Sarandës ka dyshime se është shpërndarës droge, kërkon lirinë nga qelia 4 muaj pas arrestimit.
Ne Gjykaten e Sarandes ne 8 nëntor është regjistruar kërkesa e Marjo Tarjas për një mase me te lehte sigurimi se ajo “Arrest ne burg” ku ndodhet aktualisht. Seanca për vlerësimin e kësaj kërkese është lenë ne 12 nëntor dhe do te shqyrtohet nga Alban Vecani. I njëjti gjyqtar i refuzoi të riut nga Tirana një tjetër kërkesë lirimi më 14 shtator të këtij viti.

Marjo Tarja, u arrestua më datë 17 korrik të këtij viti, rreth orës 00:00, bazuar në Raportin e Shërbimit të kësaj date të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët kanë qenë të planizuar në shërbim në qendër të Njësisë Administrative Ksamil. Ata kanë konstatuar automjetin me targa AA622YT, tip “Wolkswagen”, me drejtues Tarjan, i cili po kryente lëvizje të dyshimta. Nga ana e oficerëve të policisë u organizua puna për verifikimin e situatës duke u kryer kështu kontrolli i dokumentacionit të drejtuesit të mjetit si dhe i automjetit. Nga kontrolli në fjalë u konstatuan, në portofolin e drejtuesit të mjetit, dy paketime me ambalazh plastik me në brendësi lëndë narkotike “kokaine”. Në ambientet e komisariatit, droga është peshuar dhe ka rezultuar 0,65 grame.

Por edhe pse sasia ka qenë e vogël, policia ka ngritur dyshimet se Tarja do të shpërndante drogë në Ksamil. Shkak është bere edhe nje tjeter fakt. Pasi u arrestua, policia zbuloi se ai ishte edhe person ne kërkim. Nga këqyrja e sistemit Tims, rezultoi se më datë 14.10.2020, nga kontrolli që i është ushtruar banesës së personit nën hetim, ndodhur në Rrugen “Gjergj Araniti”, Tiranë, i janë gjetur 90 paketime me qese plastike të dyshuara “kokainë”. Rezulton gjithashtu se, për këtë vepër, ishte nxjerre akti “Urdhër Ndalimi”, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në deklarimet e tij si person nën hetim, Marjo Tarja, shpjegoi atëherë se është përdorues i lëndëve narkotike dhe një ditë para konstatimit të bërë nga ana e patrullës policore, është nisur nga Tirana për të punuar në Ksamil me “motorë deti. Ndërkaq ai sqaroi se lëndën e ka blerë në dalje të Tiranës, pa shprehur te dhëna identifikuese për personin konkret. Ai sqaroi gjithashtu se nuk është përdorues i rregullt i kokainës, pasi herën e fundit që e ka konsumuar ka qenë rreth gjashtë muaj para se te arrestohej. Në vijim ai shtoi se është i dënuar më parë për të njëjtën vepër, dhe ndaj tij është aplikuar dënimi alternativ.

Gjatë hetimit gjithashtu është administruar edhe akti i ekspertimit toksilogjik, nga i cili rezulton se i dyshuari nuk është përdorues i lëndës narkotike, çka mund t’i lehtësonte pozitat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...