11.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

I sekuestrohen kokainë të ndarë në doza gati për shitje e mbi 22 milionë lekë, arrestohet nga Policia e Tiranës 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka sekuestruar kokainë të ndarë në doza gati për shitje si dhe shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro në operacionin e koduar “Suplier 2”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Suplier 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. R., 31 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...