14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

I shpallur në kërkim nga Interpoli, kapet një tjetër trafikant shqiptar në Kolumbi

Që nga tetori 2021, alias Niko është kërkuar nga autoritetet franceze për trafikun e drogës. Ai do të përfshihej edhe në krime të pastrimit të parave dhe ishte në kërkim në më shumë se 180 vende”, tha Prokuroria e Kolumbisë.

Megjithatë rasti i ‘El Gordo’ nuk është i vetmi, pasi në të dhënat e autoriteteve kolumbiane bie në sy emri i Lirido Ajazit ose Lirido Shkurtajt , i cili njihet edhe me pseudonimin ‘Mario’ dhe kërkohej edhe nga drejtësia në Lion, Francë. Lidhur me këtë të fundit, dyshohet se ai ka pasur akses në disa porte detare në bregdetin e Atlantikut, nga ku koordinohej dërgesa e kokainës drejt Europës. Madje raportohet se ai do të takohej në Bogota me Nikollin.

Dy të arrestuarit janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme të Kolumbisë dhe pritet që pas procedurave të tyre gjyqësore të nisin proceset e ekstradimit drejt vendeve ku kërkohen.

Sipas mediave të huaja rasti i Lirido Ajazit dhe Besnik Nikollit nuk është rastësi, pasi muajt e fundit është evidentuar operacioni i kriminelëve ndërkombëtarë me precedentë të lartë kriminalë në Kolumbi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT