5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

I shpallur në kërkim për përdhunimin e një vajzë të mitur, arrestohet i riu 19-vjeçar në pikën kufitare të Morinës

Një djalë i ri, 19-vjeçar u vu në prangat e policisë së Kukësit në pikën kufitare të Morinës teksa hynte në Shqipëri. E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Njoftimi nga Policia 

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...