Kapet një shqiptar i shumëkërkuar pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni për arrestimin e 42-vjeçarit u zhvillua nga policia greke në Follorinë.
Mësohet se ndaj tij u lëshua urdhër-arresti i Prokurorisë së Athinës për trafik droge.
Ndërkohë, shqiptari është i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Athinës për plagosje të thjeshtë në bashkëpunim.