14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“I vetmi i dyshuar është Aldo Avdyli” – Gazetari Qyno mbi zhdukjen e Ervis Martinajt

Gazetari Elton Qyno ka komentuar publikisht kërkesën e familjes së Ervis Martinajt për ta shpallur zyrtarisht të zhdukur, duke ngritur dyshime të forta për përgjegjësin e mundshëm të zhdukjes.

Qyno: “I vetmi që është i dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt është Aldo Avdyli. Por, Martinaj është një nga personazhet që ka një interes të madh në publik.”

Sipas Qynos, kërkesa e familjes për shpalljen e Martinajt të zhdukur është një veprim procedurial, që u jep atyre mundësinë për t’u drejtuar gjykatës pas tre vitesh mungesë:

“Kërkesa e familjes së tij, është kërkesë procedurale për arsyen e zhdukjes së personit… që më pas ky vendim gjykate të çohet në Prokurorinë e Posaçme dhe në gjendjen civile të bashkisë për çregjistrimin e tij dhe kalimin e aseteve trashëgimore në emër të familjes.”

Qyno shtoi se Martinaj, përveç interesit publik, ka pasur edhe audiencë të madhe në shoëbiz dhe në lojërat e fatit, duke bërë që çdo foto apo lajm për të të jetë ndër më të lexuarit.

“Nëse ai shfaqet sot, duhet të ekzekutohet dy masa sigurie arrest me burg që ka, por unë mendoj se ai është zhdukur plotësisht,” përfundoi gazetari.

Ky koment i Qynos vjen në një moment kur hetimet për zhdukjen e Martinajt janë në një fazë të ndjeshme, ndërsa publiku pret zhvillime të reja nga Prokuroria e Posaçme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...