4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti”, Xumi dhe Egli ndajnë një bisedë emocionale në “Big Brother VIP”

 

Një moment emocional ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku banorët Egli dhe Xumi kanë diskutuar për ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin. Pas shpërndarjes së disa letrave anonimë, Xumi ka shprehur pëlqimin e tij për Eglin, duke e ftuar atë të kuptonte më shumë për ndjenjat që ai ka për të. Ai i ka kërkuar të “hyjë” në mendjen dhe zemrën e tij për vetëm 10 sekonda.

Në përgjigje, Egli ka shprehur se e kupton situatën, por ka theksuar se ndjenjat e saj nuk mund të përputhen me ato të Xumit dhe se ajo nuk mund ta mbante një ngarkesë të tillë emocionale. Ajo ka theksuar se është shumë empatike, por nuk mund të ndihmojë më shumë përveçse të kuptojë situatën e tij.

Xumi: E di sa përzemër të kam?

Egli: E di dhe realisht edhe unë të kam shumë përzemër, thjesht janë të ndryshme si ndjenja.

Xumi: E di çfarë do të doja? Të kisha tre dëshira momentalisht. Mendoje kush mund të ishte njëra prej tyre…

XumiPo. Vetëm njërën mendoje kush mund të ishte për mua. Mendoje…

Xumi: Po them në lidhje me ne të dy sepse ajo është gjë tjetër. Kush mund të ishte?

EgliËshtë shumë afër mendjes se kush mund të ishte…

Egli: Që të të jepja një mundësi.

XumiJo. E di kush do të ishte? Të hyje vetëm 10 sekonda tek unë të shikoje si të shoh…

XumiJo mundësinë sepse kjo është kundër vullnetit të personit kur e thua si dëshirë. Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq. Ta merrje zemrën dhe vetëm ta dije çfarë ka përbrenda.

Egli: Të lutem mos ma bëj këtë.

Xumi: Ta them me shpirt, nuk është se kam rënë në dashuri, unë ndjej shumë për ty.

EgliTë lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe. Sepse nuk jam ajo lloj vajze që të them “Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti unë ta kam bërë të qartë kështu po deshe po nuk deshe ik çaj trutë e tua andej.” Nuk jam ky lloj njeriu. Jam shumë empatike si njeri.

Unë e kuptoj situatën por nuk të ndihmoj dot Xum.

Xumi: Nuk po të them më ndihmo. Për Zotin kaq do të kisha dashur vetëm 10 sekonda.

Ky moment i hapur dhe emocional ka treguar se pavarësisht pëlqimit dhe lidhjeve që krijohen brenda shtëpisë, çdo individ ka kufijtë dhe nevojat e tij emocionale, duke i bërë situatat të ndërlikuara dhe të mbushura me tension.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...