14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ilir Kulla: Xhuliano Prenga rrezikon jetën pas ekzekutimit të kryemafiozit të Irakut

Analisti Ilir Kulla shprehet se 19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili kreu ekzekutimin e mafiozit më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi, mund të rrezikojë jetën nga ish-anëtarët e ISIS dhe pjesëtarë të grupit të mafiozit nga Bagdati. Kulla shton se Iraku është një vend ku ndodhin herë pas here atentate dhe tregon se Prenga mund të jetë ndihmuar nga kumbarët vendas për të kryer vrasjen e Aljiburit. Prenga, një katolik në një vend shumicë mysliman, rrezikon dënim me vdekje dhe vdekje nga ish-pjesëtarët e ISIS që mund të jenë në burg.

“Ka pasur kumbarët e tij vendas që e kanë orientuar atje. Udhëtimi deri në Irak është i lehtë, deri në momentin që ti mund të marrësh vizën. Natën ka shtetrrethim nga ora 10 deri në 6 të mëngjesit dhe nuk mund të shkosh nga aeroporti në Bagdat.

Herë pas here ka atentat dhe një nga bizneset më të përhapur në Irak është seciurity privat. Shkon në 2000 dollarë dita. Ky personazh është nga një fis i madh që ka ndikim dhe influencë, është fis sunit. E gjithë mafia kurde dhe irakiane ka influencë në Suedi.

Është një ngjarje e pamundur të bëhej vetëm nga ai djali dhe ai djali rrezikohet me jetë tani. Rrezikon dënim me vdekje, rrezikon edhe në burg, pasi burgjet e Irakut janë të mbushur me ish-pjesëtarët e ISIS dhe ky djali është katolik. Familja Xhiburi është një fis i madh dhe me influencë të madhe në Irak”, tha Kulla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...