9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ilir Meta bën thirrje nga burgu për protesta para SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar nga simpatizantët dhe anëtarët e partisë të organizojnë protesta paqësore para Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të denoncuar atë që ai e cilëson si manipulime dhe abuzime në hetimet ndaj tij. Në një letër publike të shpërndarë përmes sekretarit të partisë, Tedi Blushi, Meta kërkoi që protestat të zhvillohen periodikisht dhe të denoncohen, sipas tij, aferat e shumta që ai pretendon se SPAK nuk i heton.

Protestat paqësore periodike para SPAK duhet të nisin për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje dhe për të denoncuar aferat skandaloze të Edi Ramës që SPAK nuk i heton,” u shpreh Meta në mesazhin e tij.

Kërkesa e Metës për organizimin e protestave erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit (GJKKO), e cila vendosi të mos ndryshojë masat e sigurisë për të, duke e lënë atë në arrest me burg, ndërsa për Monika Kryemadhin, masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.

Po ashtu, ditën e sotme, SPAK vendosi të sekuestrojë dy shtëpi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatimes, në Kodrën e Diellit në Tiranë. Meta dhe Kryemadhi janë nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, përfshirë akuza për lobimin në SHBA dhe një sërë çështjesh të tjera të mosdeklarimit të pasurive.

Nëse protesta do të mbahet, ajo do të jetë e para e këtij lloji për një ish-zyrtar të lartë të shtetit të akuzuar për veprat korruptive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...