15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ilir Meta: Kosova dha një shembull të shkëlqyer të demokracisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përgëzuar qytetarët dhe klasën politike në Kosovë për zhvillimin e një procesi zgjedhor tërësisht paqësor dhe të rregullt.

Në një postim në Facebook, Meta e cilësoi këtë proces si një model për funksionimin e demokracisë dhe garantimin e votës së lirë.

Urimet më të mira qytetarëve dhe klasës politike në Kosovë, që nëpërmjet procesit të sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt të votimit dhanë sërish një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë,” shkroi Meta.

Ai krahasoi situatën në Shqipëri me atë të Kosovës, duke e cilësuar këtë të fundit si një model që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Për Shqipërinë, që vuan nën thundrën e Narkoqeverisjes dhe përpjekjeve kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik përmes shkatërrimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës,” theksoi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...