10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ilir Meta nga qelia: Arrestimi ishte i paralajmëruar, do kandidoj në 11 maj

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë nga qelia e burgut, ka komentuar arrestimin e tij, procesin ndaj tij dhe të ardhmen e forcës politike që ai drejton. Meta u shpreh se nuk ishte njoftuar zyrtarisht për thirrjen në SPAK më 7 janar, por e kishte mësuar nga mediat.

Meta: Nuk kisha dijeni për thirrjen në SPAK

“Nuk isha i njoftuar sipas ligjit dhe procedurave, por e mësova nga titrat e televizioneve. Kur këtë ankesë ia shprehëm prokurorit, ai u habit se e kishte firmosur më 30 dhjetor dhe nuk e kuptonte pse nuk kishte mbërritur deri më 6 janar,” tha Meta. Ai gjithashtu përmendi çështjen e ish-drejtuesit të FBI-së, Charles McGonigal, duke akuzuar SPAK-un se po vepron me standarde të dyfishta.

Akuzat për pasurinë dhe lidhja me Kryemadhin

Në lidhje me akuzat për mosdeklarim pasurie, Meta i cilësoi ato “të turpshme dhe skandaloze”, duke theksuar se deklaratat e pasurisë ishin bërë në përputhje me ligjin. “Nëse unë do të kisha një pasuri të padeklaruar, SPAK-u do ta kishte sekuestruar me ekzaltim. Unë nuk mbaj përgjegjësi për shpenzimet e familjarëve të mi, përfshirë ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrën time,” theksoi ai.

Jeta në burg dhe kontaktet me opozitën

Meta tha se është përshtatur me jetën në burg dhe e sheh si një periudhë “detoksifikimi dhe ripërtëritjeje”. Ai solli në vëmendje rastin e një të dënuari që, sipas tij, ishte futur në burg padrejtësisht për shkak të një saldimi që kishte bërë.

Lidhur me raportet me opozitën, Meta konfirmoi se ka kontakte me PD dhe forcat e tjera opozitare për koordinimin e veprimeve politike. Ai gjithashtu deklaroi se do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë një mundësi historike për ndryshim.

Meta: Arrestimi ishte i paralajmëruar, refuzova presionet për detin dhe Kushtetutën

Sipas Metës, arrestimi i tij ishte i paralajmëruar prej kohësh për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur kundër qeverisë Rama. “Refuzova të bëhem noter i Edi Ramës për aferën e Detit dhe kundërshtova ndryshimin e kufijve të Kosovës,” tha ai.

Thirrja e Metës për qytetarët

Në fund të intervistës, Meta bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur indiferencën “aleatin më të mirë të narkoregjimit”. “Të gjithë duhet të angazhohen për t’i dhënë fund kësaj tiranie antishqiptare,” përfundoi ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...