Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, për ditëlindjen e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka ndarë një foto nostalgjike të tyre nga koha kur ishin të rinj, duke shkruar: “Edhe 100 pranvera të reja për Monën!”.
Monika Kryemadhi, e cila ka lindur më 9 prill 1974, sot mbush 50 vjeçe.