10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ilir Meta uron shqiptarët për Ditën e Flamurit: ‘Patriotizmi dhe sakrificat e tyre na udhëheqin ende’

Sot shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë, një nga datat më të shenjta të kombit, ku përkujtohet ngritja e flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Mesazhe urimi për këtë ditë historike ka përcjellë edhe kreu i Partisë Lëvizja Pluraliste, Ilir Meta.

Në mesazhin e tij, Meta thekson rëndësinë e veprës së atyre që kanë dhënë jetën dhe sakrificat për lirinë dhe identitetin kombëtar:

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit më përbashkues, më të shenjtë dhe më të dashur për çdo shqiptar kudo ndodhet. Si çdo 28 Nëntor, përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit, që me qëndresë, sakrifica sublime dhe vizion mbrojtën identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.”

Meta rikujton gjithashtu rolin historik të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë, duke nënvizuar se patriotizmi dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të mbeten “pishtari ynë i përhershëm”, udhërrëfyes në ruajtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Mesazhi përfundon me urimet e tij për të gjithë shqiptarët:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...