5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Imagjinoni çfarë ndodh me gratë e zakonshme”, Presidentja e Meksikës, padit burrin që e ngacmoi seksualisht

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka njoftuar se do të padisë një burrë që e ngacmoi seksualisht gjatë një dalje publike pranë Pallatit Kombëtar në Mexico City.

Ngjarja ndodhi të martën, kur Sheinbaum po përshëndeste qytetarët. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një burrë që i afrohet nga pas dhe përpiqet ta puthë në qafë, duke vendosur duart mbi të. Presidentja reagoi menjëherë dhe u largua, ndërsa stafi i saj ndërhyri dhe autorin e arrestoi policia.

“Nëse unë nuk bëj kallëzim, çfarë do të ndodhë me gratë e tjera në vendin tonë? Nëse e bëjnë këtë ndaj presidentes, imagjinoni çfarë ndodh me gratë e zakonshme,” deklaroi Sheinbaum gjatë një konference për shtyp.

Ky incident rikthen vëmendjen mbi sigurinë e grave dhe rëndësinë e reagimit ligjor ndaj ngacmimeve publike në Meksikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...