7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Importet e zarzavateve rritje me 46% në 3-mujorin e parë,rritja e çmimeve dëmton bujqësinë

Vështirësitë që po kalon sektori bujqësor po ndikojnë në rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore, sidomos zarzavateve.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2020 u importuan mbi 18 mijë tonë zarzavate, me një rritje 46.7% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Zarzavatet, që përfaqësohen kryesisht nga domatet dhe patatet janë produktet që kultivohen më së shumti në vendin tonë. Mirëpo rritja e kostove në sektorin bujqësor prej çmimeve të lëndëve të para nga njëra anë dhe mungesa e subvencioneve nga ana tjetër po lënë shumë sera dhe fusha djerrë, duke bërë që vendi ti kthehet varësisë nga importet.

Përveç zarzavateve, edhe sasia e frutave të importuara u rrit me 15 % në tremujor. Importet e mishit u rriten gjithashtu me 10% për qind. Numri i krerëve të bagëtive ka rënë me 20% në pesë vitet e fundit dhe hendeku që po krijohet në treg po mbulohet nga importet. Këto zhvillime kanë ndikuar edhe në rritjen e importeve të produkteve të bulmetit, të cilat pësuan rritje vjetore në sasi me 15 % në janar-mars 2022.

Nga ana tjetër volumet e importeve të plehrave kanë pësuar rënie drastike në tremujor, me mbi -75 %. Burimet nga tregu pohuan se, shkak u bë rënia e kërkesës nga fermerët. Kërkesa për plehra është aq e ulët sa grosistet kanë rieksportuar në Rajon rezervat që kishin në magazina.

Fatkeqësitë e shpeshta natyrore, për shkak të ndryshimeve klimatike, amullia në politikën fiskale, kostot e larta dhe mungesa e fuqisë punëtore janë shndërruar në probleme që po çojnë sektorin bujqësor në rënie, shpjegojnë ekspertët e bujqësisë. Vetëm këtë vit, serat u dëmtuan dy herë nga kushtet klimatike – një herë nga përmbytjet e nëntorit 2021 dhe një herë prej ngricave të janarit 2022.

Kostot e larta të inputeve janë shqetësimi më i madh aktualisht. Çmimi i një kuintali ure është rritur me 50% në sezonin e fundit të mbjelljeve, ndërsa në të njëjtën masë janë rritur që nga çmimet e farave, fidanëve, plastmasës , hekurit, plehrave dhe pesticideve. Këto rritje ndodhën në një kohë kur prodhuesit kishin pësuar humbje gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve, si rrjedhojë e prodhimit jo cilësor nga fara e keqe.

Në mes të këtyre vështirësive, në paketën fiskale 2022 qeveria hoqi stimujt fiskalë, duke taksuar me 10% TVSH inputet që para 1 janarit 2022 ishin 0% dhe gjithashtu u hoq kompensimi me 6% i TVSH-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...