Deputetja demokrate Ina Zhupa ka shprehur kritikat e saj në lidhje me takimin e parë të ministrit të ri të Kulturës, Blendit Gonxha. Zhupa shkruan se ky takim tregon për një thellim të shkatërrimit të kulturës shqiptare dhe vlerëson se Ministria e Kulturës duket se do të bëhet “ministria e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.” Ajo shpreh shqetësimin se Elva Margariti, e njohur si pjesë e AADF (Fondacionit Amerikan për Zhvillim të Trashëgimisë), është në krah të Gonxhes, duke sugjeruar vazhdimin e modelit të AADF, të cilin e quan shkatërrues dhe antishqiptar. Zhupa shprehet se trashëgimia kulturore shqiptare është në rrezik dhe se ministri duhet të takonte specialistët vendas për të bërë një fillim të mirë.
Postimi i plotë i Zhupës:
Takimi i parë i ministrit të ri, prezantim sa njëmijë fjalë për ato që na presin me të në krye, një thellim i shkatërrimit të kulturës. Ky postim tregon qartë që:
1- Blendi Gonxhe takimin e parë e bën me koncensionarin e Butrintit, AADF, e cila bëhet gati të marr edhe të tjera. Duke konfirmuar atë që kam thënë orën e parë që doli lajmi që: kjo do të jetë ministria e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.
2-Elva Margariti tashmë nuk fshihet, shfaqet si staf i AADF nga ku kishte marr trecekun e stafit të saj. Ndërsa qëndron në krah të Gonxhes, duke na treguar kështu që modeli shkatërrues i saj do vazhdoj më tej sepse është vullnet i Edi Ramës.
3- Parku arkeologjik dhe amfiteatri i Durrësit do jenë të rradhës që AADF do fusi në qasjen ekonomike koncensionare edhe antishqiptare.
4- Trashëgimia kulturore shqiptare është në rrezik.
Në një vend normal ministri i ri do takonte gjithë specialistët më të mirë shqiptar, studiuesit, arkeologët, restauratorët, historianët, akademikët. Por takon koncensionarët!