13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ina Zhupa: PD e vendosur të mbrojë Kushtetutën dhe të Drejtat e Shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, mbajti një deklaratë para ambienteve të Kuvendit, pasi deputetët e opozitës zgjodhën të bojkotojnë seancën e sotme dhe në shenjë proteste dogjën karriget e Kuvendit. Në fjalën e saj, Zhupa akuzoi Kryeministrin Edi Rama për shkelje të rëndë të rendit kushtetues dhe për burgosjen e padrejtë të deputetit të opozitës, Ervin Salianji.

“Siç e patë, ne sot simbolikisht dogjëm karriget, por në fakt Edi Rama ka djegur Kushtetutën dhe rendin kushtetues në këtë vend. Ai ka kapur çdo pushtet dhe tashmë kemi të paktën tre burgosje politike të eksponentëve të opozitës shqiptare: nga lideri Sali Berisha, te eurodeputeti Fredi Bejleri, dhe tani tek deputeti Ervin Salianji,” u shpreh Zhupa.

Zhupa theksoi se arrestimi i Salianjit është bërë “pa ligj,” duke qenë sipas saj, një veprim politik me urdhër të Edi Ramës. Ajo premtoi se Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë Kushtetutën dhe të jetë në mbrojtje të popullit shqiptar, të cilët, sipas saj, janë të rrezikuar nga padrejtësitë e qeverisë aktuale.

“Kur këto padrejtësi ju bëhen deputetëve dhe liderëve të opozitës, shqiptarët janë të gjithë të rrezikuar dhe kanë nevojë për mbrojtjen e opozitës. Shqiptarët do të jenë të gjithë në rrugët e Tiranës më 7 Tetor, në orën 18:00, për të treguar se flaka do t’i dalë këtij sistemi nëse nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe rendi kushtetues në Shqipëri,” përfundoi Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...