15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Inagurimi i xhamisë së Et’hem Beut/ Kryeministri Rama: “Sot kemi disa nga xhevahiret e fesë islame, radhën për të ‘rilindur’ e ka xhamia e Plumbit në Shkodër”

Së bashku me presidentin e Tuqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Kryeministri Edi Rama inaguruan xhaminë e Etem Beut, e restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Sipas tij, falë bashkëpunimit me historianët, inxhinierët, restauratorët turq me ata shqiptarë, sot në vend ndërtesat e fesë islame që kanë rilindur dhe që sipas Ramës nuk janë vetëm objekte kulti,  por edhe një atraksion turistik. Ai vuri në dukje se pas xhamisë së Et’hem Beut rradhën e restaurimit e ka xhamia e plumbit në Shkodër.

“Ju e dini historinë tragjike të fesë në Shqipërisë dhe historinë që kaluan sendet e fesë, barbarinë në kohën e komunizmit. Në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës plagët dhe hallet ishin të panumërta dhe restaurimi i objekteve të fesë mbeti pas dore. Besoj se këto objekte, xhamitë, kishat , teqetë i përkasin shpirtit tonë, kujtesës tonë dhe duhen me patjetër pasur kujdes e rilindur. Në përpjekjen tonë për ta rilindur gjithë këtë kemi gjetur tek Ergogan një mbështetje të madhe.

Kemi zgjedhur te presidenti Erdogan një partner të pazëvendësueshëm. Falë angazhimit të agjencisë turke të bashkëpunimit TIKA, falë bashkëpunimit me historianët, inxhinierët, restauratorët turq me ato shqiptare, ne sot kemi disa nga xhevahiret e fesë islame që kanë rilindur plot shkëlqim. Xhamitë e qendrës mesjetare të Beratit, xhamia e mrekullueshme e Gjirokastrës që sot kanë rilindur falë kësaj përkujdesje, nuk janë thjesht objekte kulti, por janë edhe pika referimi për të gjithë ne dhe për të gjithë ata që e vizitojnë Shqipërinë në të gjithë diversitetin e saj. Unë po e mbyll fjalën time që së shpejti do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së plumbit në Shkodër, një nga perlat e trashëgimisë sonë kulturore. Ndërkohë që me mbështetjen e presidentit dhe me bashkëpunimit të agjencisë TIKA do vijojmë punën për të vazhduar përpjekjen e bukur për rilindjen e Beratit, Gjirokastrës dhe vet Shkodrës”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...