7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Inceneratori i Tiranës/ Vasili: “SPAK rendon veten duke mos marre ne pergjegjesi penale Ramen e Veliajn”

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar për aferën e inceneratorëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se SPAK rëndon veten duke mos marrë në përgjegjësi penale Ramën e Veliajn.

Vasili shprehet me kritika për kryeministrin Rama pasi sipas tij është përgjegjësi kryesor i bandës së strukturuar të inceneratorëve.

Ai ka publikuar dokumentet, duke u shprehur se Veliaj shkeli Ligjin e Pushtetit Lokal dhe asgjësoi Këshilin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.

Postimi i Petrit Vasilit:

SPAK rendon veten duke mos marre ne pergjegjesi penale Ramen e Veliajn!

Te gjithe shqiptaret kerkojne sot marrjen ne pergjegjesi penale te te gjithe bandes se strukturuar kriminale te inceneratoreve duke filluar nga kokat e verteta.

Dokumentet flasin shume qarte per pergjegjesine e Veliajt dhe Rames.(FOTO)

Veliaj e shkeli dhunshem Ligjin e Pushtetit Lokal dhe asgjesoi Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç’pret akoma!

Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit.

Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet.

Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.

I vetmi institucion, i cili miraton Buxhetin eshte Këshilli Bashkiak

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese, ja ligji:

NENI 54

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

  1. dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,

gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve

buxhetore në varësi të bashkisë;

Po cilat jane kompetencat e Veliajt, ja cfare thote neni 64:

Neni 64

Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

  1. a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që

janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;

  1. b) zbaton aktet e këshillit;

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte

1.privatizimi prej tij i Bashkise se Tiranes,

2.eshte veper e qarte korruptive,

3.eshte rrembim i paligjshem i kompetencave te Keshillit Bashkiak dhe shperdorim i qarte detyre.

Ndersa Rama ka firmosur me doren e tij Koncesionin duke pasur opinionin kunder edhe te ministrave te tij.

SPAK pra e ka shume te lehte detyren!

Ç’pret SPAK-u perse nuk vepron?

A eshte i pavarur apo pret urdherat e Rames dhe Veliajt?

Keto fakte e prova jane te njohura per te gjithe shqiptaret dhe ato as nuk fshihen e as nuk zhduken dot.

Ndaj SPAK sa me shume vonohet vetem sa kompromenton rende veten, pasi fatin e pakthyeshem te bandes se inceneratoreve nuk e ndryshon dot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...