13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Incident në Gjykatën e Vlorës, dhunohet gjyqtari/ Policia arreston tre vëllezër

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Vlorës, ku është dhunuar një gjyqtar. Policia deklaroi sot se ka arrestuar tre vëllezër.

Sipas bluve janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, gjyqtarin A. B., 63 vjeç.

Njoftimi i Policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njoftoi policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT