Janë shënuar përplasje mes simpatizantëve të Partisë Demokratike-Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste sot në Memaliaj. Shkak i konfliktit është bërë fakti se simpatizantët e PD-LSI po filmonin votues të PS-së.
I pranishëm në këtë incident ka qenë edhe Arianit Arapi, ish – drejtor policie, i cili aktualisht është pjesë e stafit të fushatës së ministrit Bledi Çuçi.
Situata ka bërë që në këtë qendër votimi të shkojë edhe kandidati për deputet Bledi Çuçi për të vëzhguar nga afër situatën.
“O ti je ministër rendi more, do të vrasë njeri ty? për ça i mban ata”, degjohet një person ti drejtohet Bledi Çuçit.