4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

‘Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit’, Delina ibrahimaj sot në konferencë

Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Kështu bëri me dije në një konferencë për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Ibrahimaj u ndal edhe tek rritja e numrit të vendeve të punës, ku tha se në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet.

Fjala e ministres:

‘Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhiret e ekonimisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare t ë ketë një performancë pozitive dh inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar më shumë gjatë muajit korrik, ndjekur edhe nga kostot e transportit.’- u shpreh ministrja.
‘TVSH- ja u rrit me 17% në krahasim me vitin 2021. Nëse do të heqim heqim efektin e çmimeve shohim që kemi një ecuri shumë të mirë. Në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet. Kjo lidhet edhe me sezonin turistik dhe kjo tregon se sezoni është më i mbarë si vjet. Në korrik të vitit 2021 janë 124550 biznese aktive në vend. Gjatë vitit 2022 janë 11376 biznese të reja dhe janë mbyllur 2629 biznese.’- u shpreh ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...