14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Inflacioni nën kontroll, por ende larg objektivit” – Sejko: Rikthimi në 3% pritet në vitin 2026

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë dhe të pritshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke u ngjitur në 2,3%, nga 2,1% në tremujorin e parë. Megjithatë, ky nivel vijon të mbetet nën objektivin prej 3% të vendosur nga Banka e Shqipërisë.

Në një konferencë për mediet, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se rritja e inflacionit është ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve dhe rritja e qirave, ndërsa pjesa tjetër e shportës së konsumit ka pasur një ecuri të qëndrueshme.

“Këto tendenca janë në përputhje me pritjet tona, edhe pse inflacioni ka rezultuar pak më i ulët se parashikimet fillestare,” – theksoi Sejko.

Sipas tij, inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e mallrave me luhatje të mëdha si ushqimet dhe energjia, është rritur nga 2,4% në 2,6%, i nxitur nga rritja e pagave dhe qëndrueshmëria e kursit të këmbimit.

Arsyet pas inflacionit më të ulët se parashikimi

Guvernatori theksoi se inflacioni më i zbutur se parashikimet vjen si rezultat i disa faktorëve pozitivë, përfshirë:
• Uljen e marzheve të fitimit nga bizneset
• Ofertë më e mirë në treg
• Rënie më e shpejtë e inflacionit në Eurozonë

Objektivi 3% pritet në 2026

Në lidhje me pritshmëritë afatmesme, Sejko konfirmoi se Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të arrijë në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

“Kjo ecuri do të mbështetet nga balancimi më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra dhe shërbime, stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, kurs më i qëndrueshëm i këmbimit dhe pritje më të qarta për inflacionin në vend,” – u shpreh ai.

Aktualisht, Banka e Shqipërisë po ndjek një politikë monetare të kujdesshme, duke synuar ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe forcimin e besimit në treg, në një kohë kur dinamika e brendshme dhe ajo ndërkombëtare vijon të jetë e ndjeshme ndaj pasigurive ekonomike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...