12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

INSTAT: Vijon puna për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka njoftuar se ka përfunduar procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin 2023 në Shqipëri. INSTAT ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre në këtë proces.

Censusi zgjati për një periudhë prej 6 javësh, duke kërkuar përgjigje nga çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë në lidhje me pyetjet e tij. Puna tani vijon për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve. Ky proces pritet të përfundojë deri më 24 nëntor.

Njoftim për mediat:

Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton median dhe opinionin publik se procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 ka përfunduar. Falenderojmë të gjithë qytetarët për përgjegjshmërinë e lartë për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
Ju bëjmë me dije se stafi INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe
refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të
organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian,
në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100
anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të lehtësojnë punën e stafit të INSTAT!

Për më tepër informacion kontaktoni në numrin jeshil (0800 22 44) apo adresën zyrtare të INSTAT
[email protected].

Të dhënat e mbledhura do të jenë konfidenciale dhe do t’u shërbejnë qytetarëve për shërbime dhe punë
publike më të mira në të ardhmen!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...