8.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Tabaku: Bashkimi Evropian është kundër Amnistisë Fiskale dhe ‘Pasportave të Arta’

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë detaje mbi raportin e zgjerimit të publikuar këtë të mërkurë për Shqipërinë nga Komisioni Evropian.

Tabaku shtoi se Bashkimi Europian qëndron kundër amnistisë fiskale dhe pasaportave të arta, dhe se ato janë pengesa për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë:

Sapo është publikuar raporti i progresit, por njëkohësisht dhe strategjia e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, por në mënyrë të veçantë për Shqipërinë.
Nuk ndjej fare kënaqësi të them që të gjitha shqetësimet që kam përsëritur herë pas here duke filluar që nga lufta ndaj korrupsionit deri tek ligji i amnistisë fiskale që konsiderohet si një pengesë në procesin e integrimit, duke vazhduar me pasaportat e arta, janë të përmendura atje. Nuk ka asnjë gjë të re, ai është një skaner i Shqipërisë, ai është një radiografi e Shqipërisë, tregon situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.
Tregon problematikat me ekonominë, me ngushtimin e konkurrencës, me ekonominë informale. Tregon se në fakt amnistia fiskale do të pengoj procesin e integrimit dhe do të theksojë dhe njëherë akoma më shumë çështjen e pastrimit të parave, ku sot Shqipëria është në listën gri. Tregon që kemi akoma probleme me korrupsionin, tregon që media sot është në një udhëkryq shumë të vështirë dhe nuk ka absolutisht asnjë progres në të drejtat e medias dhe në lirinë e shprehjes.
Por të gjitha këto janë fakte që në shqiptarët i jetojmë, i përjetojmë, i dimë, i kemi të jetës tonë të përditshme dhe unë e shikoj strategjinë e zgjerimit dhe progres raportin më shumë se një premtim për paqe dhe sigurinë në Europë. E shoh atë si një skaner të situatës reale, por e shoh si një mundësi shumë të mirë për të treguar vullnetin tonë politik. Vullnetin politik që duhet të ekzistojë përtej fjalëve! Vullnetin politik që thotë progres raporti nuk është akoma shprehur ashtu siç duhet në reforma dhe kjo është fjala kyçe që e përcjell këtë progres raport.
Sot shqiptarët, por dhe opozita, janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të procesit të integrimit dhe unë besoj që ky është një fat shumë i madh, sepse kemi vende të tjera të rajonit, ku të dy këto grupe pengojnë procesin e integrimit. Dhe unë mendoj që duke pasur këto avantazhe, por duke e rikthyer edhe njëherë vullnetin tëk reformat, duke rikthyer vullnetin tek lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, duke menduar çdo ligj e çdo reformë, në frymën dhe standartet e Bashkimit Europian, qeveria duhet ta kthejë edhe njëherë, menjëherë vëmëndjen tek procesi i integrimit. Duhet ta bëjë procesin e integrimit një prioritet kombëtar. Duhet që çdo ligj dhe çdo reformë të jetë në frymën e procesit të integrimit dhe duhet patjetër t’i lërë kërcënimet boshe, ta lërë retorikën boshe dhe të rikthejë menjëherë në axhendën e parlamentit të gjithë ligjet që kanë lidhje me procesin e integrimit, me reformat dhe ta bëjë këtë proces sa më gjithëpërfshirës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...