4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Interisti dhe shqiptaria kurorëzojnë dashurinë në një dasmë elegante në bregun Amalfitan

Pas propozimit romantik të verës së kaluar, mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard, dhe modelja e njohur franko-kosovare, Kleofina Pnishi, i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni të rafinuar dhe të mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Dasma u zhvillua në një prej vendeve më të bukura të Italisë jugore – Abacia e Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, provincë e Salernos – ku çifti organizoi një shërbesë fetare intime në praninë e familjarëve, miqve të ngushtë dhe disa emrave të njohur të botës së futbollit.

Në mesin e të ftuarve u panë yje si Nicolò Barella, Jamal Musiala, si dhe bashkëkombasit Kingsley Coman, Lucas Hernandez dhe Theo Hernandez, ky i fundit sapo i larguar nga Serie A pas një qëndrimi të gjatë me Milanin.

Pas ceremonisë, të sapomartuarit u larguan në mënyrë romantike me një Mercedes 190 SL klasik, duke bërë një ndalesë në Hotel Scapolatiello, një vend me histori dhe elegancë pranë abacisë. Më pas, festa u zhvendos në Gardens of Fuenti, në bregdetin piktoresk të Amalfisë, ku çifti festoi mes muzikës, ushqimit italian dhe panoramës përrallore të detit Mesdhe.

Benjamin dhe Kleofina konfirmuan lidhjen e tyre për herë të parë në vitin 2023, ndërsa tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri të jetës së tyre, të rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e të afërmve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...