Në ambientet e “Big Brother”, duket se një sërë intrigash po planifikohen nga Erjola Doçi, Jul Deda dhe Ledjona, me synimin e tyre të nxjerrin keq Ilnisa Agollin në Prime-n e ardhshëm.
Sipas tyre, Erjola ka një strategji të veçantë: do të afrohet me Ilnisën, do të fitojë besimin e saj dhe më pas do të presë që ajo të shajë personat që Erjola shoqërohet me to. Erjola thotë: “Ilnisës do ia servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time. E hapi barkun, qau. Asnjë nga banorët se di.” Ndërkaq, Juli Deda shpreh nevojën për të sqaruar situatën për hir të publikut.
Intriga duket se ka tërhequr vëmendjen dhe emocionin e spektatorëve, ndërsa publiku pret të shohë se si do zhvillohet ky plan dhe si do reagojë Ilnisa Agolli në lidhje me këtë ngjarje.
Erjola: Ilnisës do ia servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time. E hapi barkun, qau. Asnjë nga banorët se di.
Juli: Duhet ta sqaronim këtë për hir të publikut.