6.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Investitori arab që do ndërtojë Portin në Durrës u zmbraps në Zagreb, Berisha: “Shikoni ku e çon babëzia, që të mashtrojë publikisht”

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kreun e qeverisë Edi Rama për deklaratën e bërë lidhur me investitorin arab që do të ndërtojë dhe Portin e jahteve në Durrës, aq shumë të kontestuar nga opozita, i cili është zmbrapsur nga opozita dhe qytetarët në Zagreb për të anuluar projektin për Manhatanin e Zagrebit.

Berisha duke iu referuar reagimit të Ramës, thotë se kryeministri “mashtron nga babëzia”.

Sali Berisha: Përshëndes qytetarët e Zagrebit që hodhën në koshin e plehrave projektin e Manhatanit të Eagle Hills

Unë jam këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin.

Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin.

Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht.

Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë.

Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...