4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Irak/ Dasma kthehet në tragjedi, vdesin 100 dasmorë nga rënia e zjarrit

Së paku 100 njerëz kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një dasmë në veri të Irakut.

Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh, kur shpërtheu zjarri mbrëmjen e 26 shtatorit.

Ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin, por raportimet e para thonë se erdhi si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Irakut, INA, raportoi se numri i të vdekurve ka arritur në 100 dhe se më shumë se 150 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të autoriteteve lokale në Nineveh.

Numri i viktimave u konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, Saif al-Badr.

Badr tha se shumica e të lënduarve po trajtohen për djegie apo për mungesë të oksigjenit.

Në një komunikatë për media, autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”.

Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ato.

Disa pjesë të tavanit ranë si pasojë e zjarrit, për shkak të materialit të lirë dhe tejet të djegshëm”, sipas autoriteteve.

Rania Waad, një mysafire në dasmë, e cila pësoi djegie në dorë, tha se derisa dhëndri dhe nusja “po vallëzonin dalëngadalë, fishekzjarrët filluan të preknin në tavan dhe se tërë sallën e mori flaka”.

“Ne nuk mund të shihnim asgjë. Na zihej fryma dhe nuk dinim si të dilnim jashtë sallës”, tha 17-vjeçarja.

Në një komunikatë të shkurtër për media, kryeministri i Irakut, Mohamed Shia al-Sudani, iu bëri thirrje autoriteteve shëndetësore dhe ministrave të brendshëm “të mobilizohen” për t’i ndihmuar viktimat e zjarrit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...