10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Irani shpall të panegociueshme të drejtën për pasurimin e uraniumit përpara bisedimeve me SHBA në Romë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, deklaroi të mërkurën se e drejta e Teheranit për të pasuruar uraniumin nuk është e negociueshme, në prag të raundit të dytë të bisedimeve bërthamore që pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Romë, mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pas nisjes së negociatave të para në Oman, ku shteti i Gjirit ka marrë rolin e ndërmjetës. Bisedimet shënojnë takimin e parë të drejtpërdrejtë midis dy palëve që nga ardhja në pushtet e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kërcënuar vazhdimisht me veprime ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor iranian.

Araqchi iu përgjigj komenteve të bëra një ditë më parë nga negociatori i lartë amerikan, Steve Witkoff, i cili kërkoi që Irani të ndalojë dhe eliminojë tërësisht pasurimin e uraniumit për të pasur një marrëveshje me SHBA.

“Ne kemi dëgjuar deklarata kontradiktore nga Witkoff, por pozicionet reale do të bëhen të qarta në tryezën e bisedimeve,” u shpreh Araqchi, sipas mediave shtetërore iraniane.

Bisedimet pritet të jenë vendimtare për fatin e marrëdhënieve SHBA-Iran dhe për të ardhmen e programit bërthamor të Republikës Islamike, që prej kohësh ka shkaktuar tensione në nivel ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...