4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ish-agjenti i SHISH i dënuar në Kili – përfshihet në hetimet ndërkombëtare për trafik droge dhe pastrim parash

Një rrëfim që ngjan me një skenar filmi ka marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare, pasi një gazetë spanjolle publikoi detaje mbi rastin e Viktor Gjinit, ish-agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, i cili aktualisht po vuan një dënim prej 10 vitesh burg në Kili për trafik droge.

Sipas artikullit, emri i Gjinit u bë pjesë e një hetimi të gjerë mbi rrugët e trafikut të kokainës dhe metodat e sofistikuara të lëvizjes së parave të fituara nga ky aktivitet. Hetimi u zhvillua me ndihmën e DEA-s amerikane, e cila kishte infiltruar agjentë në rrjetin shqiptar që synonte zgjerimin e tregut të drogës deri në Amerikën e Jugut.

📌 Skema e trafikut dhe roli i Gjinit

Destinacioni i drogës: Holanda, ku Gjini zotëronte një pasaportë holandeze.
Bashkëpunëtori: Një tjetër shqiptar, Bryan Dragoti, i cili nuk u arrestua.
Metoda e zgjedhur: Përdorimi i Kilit si pikë tranziti, që sipas Gjinit ishte “më e sigurt” pasi kontejnerët nuk vidhen.

Lëvizja e parave – sistemi Hawala

Hetuesit zbuluan se paratë e trafikut lëviznin përmes sistemit tradicional Hawala, i cili nuk lë gjurmë bankare.
• Shqiptarët dorëzuan 90 mijë dollarë “El Polacos”, një ndërmjetës që mbante 8% komision.
Në Kili, dy shtetas kinezë do të dorëzonin 70 milionë peso kiliane në një hotel, si pjesë e marrëveshjes.
Per siguri, “El Polaco” i dha Gjinit një kartëmonedhë 1 dollarëshe me numër serial të fotografuar, që do të shërbente si “fjalëkalim” për të marrë paratë.

Çfarë tha Gjini në gjyq

Ish-agjenti mohoi akuzat, duke pretenduar se kishte ardhur në Kili për të blerë “rrotulla letre” dhe për të kërkuar mundësi biznesi.
Gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme për të provuar ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, por vendosi:
• 10 vite burg për Gjinin;
• Lirim me mbikëqyrje për dy bashkëpunëtorët e tij.

Aktualisht, Gjini mbahet në burgun Santiago 1, ndërsa pret vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ky rast ka ndezur debat mbi përfshirjen e ish-zyrtarëve të sigurisë në rrjete kriminale dhe mbi lidhjet ndërkombëtare të grupeve shqiptare të trafikut të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...