15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Ish-deputeti nxjerr zbuluar skenarin e Rithemelimit dhe shpërthen në akuza të rënda: Bardhi paradite lider

Ish-deputeti Myslim Murrizi,ka bërë deklarata lidhur me situatën politike në vend. Ai ka shprehur bindjen se Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë një pazar mes tyre. Murrizi e quan protestën e organizuar një ditë më parë një fasadë, duke theksuar se Gazment Bardhi sulmon maxhorancën nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër ulet në tryezë me ta.

Murrizi argumenton se ka parë situata ku politikanët ngrihen në kritikë ndaj kryeministrit Rama dhe të tjerëve, për t’u ulur më pas për të bërë marrëveshje politike. Ai akuzon opozitën për qëndrim të papërshtatshëm, duke thënë se ata kanë votuar në favor të Ramës në shumë raste, duke i shef në rrugë të protestojnë dhe pastaj të bëjnë kompromise në Parlament. Ai kritikon edhe lidershipin e Rithemelimit, duke thënë se nuk mund të përsëritet një eksperiment i dështuar për 34 vjet.

Në lidhje me riaktivizimin e Presidentit Ilir Meta, Murrizi shprehet se kjo është një çështje që lidhet me bindjet politike dhe mbrojtjen e të përndjekurve politikë nga qeveria e Metës në vitet ’97-’98. Ai gjithashtu ngre pyetje për shkakun e heshtjes së Partisë Socialiste lidhur me çështjen e dosjeve të famshme dhe përse figura si Taulant Balla nuk flet për të hapur dosjet për shqiptarët.

Murrizi: Këtu ulesh me Ramën e Lindën, këtu do të sulmosh Erionin, këtu ngre kartonin për të favorizu drejtorat, apo Erionët e vegjël, pastaj pasdite do ulet me Çuçin,. Do themi ça do bëjmë. Kanë votuar shumë herë në Pazar, i sheh në rrugë e thua po vriten, në Parlament po puthen. Opozitë me orë diellore, nuk ngjit, unë kam qenë i ashpër me qëndrimet e Rithemelimit. Vetëm një debil mund të përsërisë 34 vite një eksperiment të dështuar, lideri imagjinar pse u shkon kamera mbrapa, pse thërret në takim Yuri, pse bën foto me një senator që ka dezhurnin në Senatin amerikan, nuk bëhesh dot.

Murrizi: Për njerëz që nuk janë në gëzofin tim politik, përqasen me bindjet e mia politike si anti-komunist, si njeri që kam qejf që ata të përndjekurit politikë të mos sorollateshin edhe nga qeverisja e Metës në ‘97-98. Po të shikosh edhe PS ka një dakordësi, pse s’flet Taulanti i dosjeve të famshme që do të bënte ligj do të hapte dosjet, jo çdo teatër e tyre paguhet nga shqiptarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...