14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ish-e dashura e Elvis Dedajt rrëfen para hetuesve: Konflikti nisi për karburantin në Shkozet

Para hetuesve ka dëshmuar ish-e dashura e Elvis Dedajt, duke dhënë detaje nga lidhja e tyre dhe konfliktet me Festim Qolin, për një pikë karburanti në Shkozet.

Ajo rrëfen:
Me Elvis Dedajn jam njohur në mars të vitit 2011 dhe lidhja me të ka zgjatur deri kur ai ka ndërruar jetë. Kam qenë në universitet. Me të u njoha përmes shoqes time, që kishte shok Festim Qolin. Elvis Dedja sapo kishte ardhur nga jashtë kur jam njohur me të. Ai kishte qenë në Holandë. Në Shqipëri po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti, ka qenë në Shkozet. Nuk kam qenë ndonjëherë te karburanti me Elvisin. Festimi merrej me menaxhimin.

Ajo kujton ditën e ngjarjes:
“Ditën e ngjarjes ai më solli në Tiranë sepse kisha provim. Unë bëra provimin, më çoi në Durrës dhe pastaj iku. Ka qenë ora 14:00–15:00. E pashë nga televizioni ngjarjen. Ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, që e kishte vënë në emër të Festimit. Donte ta vendoste në emër të mamasë.”

Për raportin me Festim Qolin, ajo tha:
“Dy-tre muaj para ngjarjes ndodhi konflikti mes Elvisit dhe Festimit. Raporti mes tyre nuk ishte si më parë. Pseudonimi i Elvisit ishte ‘Loshi’.”

Ish-e dashura shton edhe për pasojat personale:
Kam qenë shumë e vogël dhe shumë e tronditur për ngjarjen. Me nënën e tij u takova rreth 40 ditë më pas, kur i kam shkuar në shtëpi.”

Ajo gjithashtu sqaron se Festim Qoli nuk ishte i pranishëm në varrim:
Kam qenë në varrimin e Elvisit, Festim Qolin nuk e kam parë aty. Mesa kam marrë vesh, ai s’ka qenë i pranishëm.”

Dëshmia e ish-e dashurës hedh dritë mbi tensionet që mund të kenë çuar në tragjedinë e Shkozetit, duke lidhur ngjarjen me mosmarrëveshjet për pronësinë e pikës së karburantit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...