10.5 C
Tiranë
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Ish-Konkurrentja e “Për’puthen”, ndan historinë e sfidës së saj me Kancerin e Gjirit

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” +40, Stela Nikolli, është diagnostikuar me kancer gjiri. Në këtë muaj, i cili është shpallur si Tetori i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, ajo ka vendosur të flasë për këtë sëmundje dhe të theksojë rëndësinë e forcës që çdo grua duhet të ketë për të përballuar sfidat në jetë.

Nikolli shprehet: “Unë këtë sëmundje e kam marrë si sfidë dhe duhet ta kaloj. Jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj. Mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregoj se çdo gjë, me dëshirën e mirë dhe mbështetje mjekësore, kalon me pozitivitetin dhe energjinë e duhur. E di se do të filloj kimioterapi, e cila ka efektet anësore, por mendoj se do e përballoj.” Ajo ndan një mesazh të fortë për të gjithë gratë, duke inkurajuar ato që të qëndrojnë të forta dhe optimiste përballë sfidave të jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT