11.5 C
Tiranë
Saturday, February 7, 2026
spot_img

Ish-ministri i Jashtëm rus: “Është një akt barbar ndaj Ukrainës, nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm”

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev e ka quajtur barbare luftën në Ukrainë.

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN-it, Kozyrev tha se “Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit”.

“Por më vonë, fillova të kuptoj se ata po e humbin arsyen dhe ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo e rriti oreksin për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani me këtë luftë vëllavrasëse po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve”, shtoi ai.

Kozyrev tha gjithashtu se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit ose ekzekutuesit e atyre vendimmarrësve në qeveri”.

Ai paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov janë “si të mos bësh pothuajse asgjë – sepse asgjë, mendoj, nuk është në emrat e tyre…Nuk mund t’i gjesh asetet e tyre. Është e gjitha [me] njerëz të tjerë”.

Të martën, Kozyrev shkroi në Twitter duke u bërë thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje nga postet e tyre në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.

Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën presidencën e Boris Jelcinit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sali Berisha: “Edi Rama kërcënon integrimin e Shqipërisë në BE”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë dje në një konferencë për mediat për të denoncuar veprimet e kryeministrit Edi Rama, të cilat...

Adritik Lapaj pas vendimit të Kushtetueses: “Drejtësia tani duhet të shkojë te Edi Rama”

0
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ka reaguar edhe Adritik...

“Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë” – Këlliçi shpërthen pas vendimit...

0
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama dhe la në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së...

Katër gjyqtarë të Kushtetueses rrëzojnë kërkesën e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

0
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur më 6 shkurt 2026, ka marrë vendim për kërkesën e Kryeministrit Edi Rama lidhur me masën e pezullimit nga detyra...

Arrestohet polici në Lezhë, atentati në berberhane përplasi fiset Nikulaj dhe Ndoka

0
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi, i përfshirë në përplasjen me armë mbrëmjen...