10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ish ministrja bëhet nënë për herë të parë/ “Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë”

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe bashkëshorti i saj kryetari i PSD-së së Kosovës Dardan Molliqaj janë bërë prindër për herë të parë bashkë.

Ata kanë mirëpritur një vajzë, teksa lindjen e ka kryer në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Postimi i Besa Shahinit:

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë . Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni.

Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni.

Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë.

Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...