9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Ish-pronari i televizionit Beketi: Një hap pranë zgjidhjes, qeveria Shqiptare në rrezik për humbje shumëmilionëshe

Sipërmarrësi italian, Francesko Beketi, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, pavarësisht pretendimeve të kryeministrit Edi Rama se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent. Një vendim i Gjykatës së Ekzekutimeve në Bruksel, datë 17 tetor 2024, ka rrëzuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të anuluar bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë Eurocontrol. Gjykata e ka cilësuar si të papranueshme kërkesën për heqjen e sekuestros mbi fondet e mbledhura për llogari të Albcontrol, të cilat arrijnë në mbi 76 milionë euro.

Ky vendim rrezikon të sjellë një penalizim tjetër për qeverinë shqiptare për moszbatimin e një vendimi të Arbitrazhit Ndërkombëtar. Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij e konsiderojnë këtë situatë një persekutim të dytë, duke u dhënë mundësinë të ndjekin një tjetër çështje civile, që mund t’i kushtojë akoma më shumë Shqipërisë.

Përplasja mes Françesko Beketit dhe Edi Ramës ka filluar që në vitin 2013, kur qeveria socialiste nisi sulmet ndaj bizneseve të Beketit, duke arritur kulmin me masat e arrestit të lëshuara në vitin 2015. Megjithatë, masat nuk u ekzekutuan, dhe Beketi siguroi prova të mjaftueshme për të provuar se ishte i persekutuar politik. Në vitin 2017, Interpoli e hoqi atë nga lista e të kërkuarve.

Pas një procesi të gjatë, Gjykata e Arbitrazhit të Bankës Botërore vendosi në prill 2019 se qeveria shqiptare kishte kryer persekutim politik ndaj Beketit, duke e gjobitur atë me 110 milionë euro. Ky vendim u konfirmua në prill 2021 dhe në mars 2023, kur Gjykata e Arbitrazhit refuzoi kërkesën e qeverisë shqiptare për rishikim.

Megjithatë, Edi Rama ka refuzuar ta ekzekutojë vendimin, duke e detyruar Beketin të kërkojë bllokimin e llogarive të Albcontrol pranë Eurocontrol, të krijuara nga tarifat që paguajnë kompanitë ajrore ndërkombëtare për ulje-ngritje dhe tranzitimin në hapësirën ajrore shqiptare. Tashmë, situata duket se po e çon Shqipërinë drejt një sfide të re ligjore dhe financiare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....