8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ish-rektori i Kolegjit WISDOM,akuzon noteren Mimoza Sadushi për falsifikim diplomash

Ish-rektori i Kolegjit Universitar WISDOM, Lush Përpali, ka bërë akuza të forta lidhur me skandalin e shitjes së diplomave të falsifikuara, ku përfshihen shtetas italianë. Në një intervistë, Përpali ka akuzuar noteren Mimoza Sadushi, e cila është edhe presidente e Shoqatës së Noterëve dhe motra e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, si personin kryesor pas falsifikimit të diplomave.

Sipas Përpalit, dokumentet që noterizoheshin në zyrën e Mimoza Sadushit, përfshinin diplomat false të Kolegjit WISDOM dhe pasi noterizoheshin, ato merrnin edhe vulën apostile nga Ministria e Jashtme. Ai theksoi se kjo e bënte çështjen edhe më serioze, pasi dokumentet false dilnin të vërtetuara nga shteti shqiptar.

Falsifikimi fillon me vendosjen e firmës pa dijeninë time, dhe më pas këto diploma shkonin në Ministrinë e Jashtme për të marrë vulën apostile. Kjo është e çuditshme dhe shqetësuese, sepse dokumentet false përfundonin të vërtetuara nga shteti shqiptar. Unë nuk kam qenë kurrë në zyrën e noteres Mimoza Sadushi për këto çështje dhe nuk kam firmosur ndonjë dokument që vërteton diplomën e këtyre individëve, shumica e të cilëve as nuk më njohin personalisht,” u shpreh Përpali.

Përpali gjithashtu përmendi se dyshimet për diplomat false kanë nisur që në janar dhe se Ambasada Italiane kishte luajtur një rol të rëndësishëm duke kërkuar verifikimin e diplomave përmes Ministrisë së Arsimit.

Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të mëdha për përfshirjen e strukturave shtetërore në vërtetimin e dokumenteve false dhe për ndikimin e kësaj çështjeje në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...