11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Keon Hee, arrestohet në një rast të paprecedentë

Seul – Një gjykatë në Korenë e Jugut ka urdhëruar arrestimin e Kim Keon Hee, bashkëshortes së ish-presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, duke e bërë atë ish-zonjën e parë në historinë e vendit që përfundon në pranga.

Vendimi i gjykatës së qarkut qendror të Seulit krijon një situatë të paprecedentë, pasi të dy anëtarët e një ish-çifti presidencial ndodhen njëkohësisht në paraburgim. Yoon Suk Yeol u rikthye në qeli në korrik, ndërsa po hetohet për një tentativë të dështuar për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar.

Kim përballet me akuza të rënda, përfshirë manipulimin e aksioneve të kompanisë Deutsch Motors mes viteve 2009-2012, me fitime që kalojnë 800 milionë won (rreth 428 mijë paund). Ajo akuzohet gjithashtu për marrjen e mbi 270 milionë won në financime politike të paligjshme përmes sondazheve falas, të cilat thuhet se i përdori për të ndikuar në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë konservatore People Power gjatë zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2022.

Një tjetër akuzë lidhet me pranimin e dhuratave luksoze – përfshirë çanta Chanel dhe bizhuteri të shtrenjta – nga Kisha e Bashkimit, në këmbim të trajtimit të favorshëm të projekteve zhvillimore në Kamboxhia. Gjykatësi Jeong Jae-wook argumentoi se vendimi për arrestim u mor për shkak të “frikës për shkatërrim të provave”.

Kim ka mohuar të gjitha akuzat, duke theksuar se “edhe çështje nga para martesës po nxirren në pah”. Ajo do të mbahet në qendrën e paraburgimit Nambu në jugperëndim të Seulit, e ndarë nga burri i saj, i cili ndodhet në një tjetër institucion që prej korrikut.

Kim Keon Hee ka qenë një figurë shumë e komentuar gjatë presidencës së Yoon, e përfshirë në skandale si ai i famshmi i “çantës Dior”, ndërsa kohët e fundit i janë revokuar edhe titujt akademikë për plagjiaturë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...