14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Ishte një gjyq i montuar” ,Trump do te apeloj vendimin për 34 akuza penale

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua se do të apelojë vendimin që e shpalli atë fajtor për 34 vepra penale që lidhen me përpjekjen e tij për të ndikuar në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të 2016.

“Ishte një gjyq i montuar”, tha me zemërim zoti Trump, para një grupi gazetarësh dhe mbështetësish në kullën që mban emrin e tij në Manhatan.

Për 33 minuta, pa një fjalim të shkruar, zoti Trump renditi një sërë kritikash lidhur me çështjen ndaj tij, lidhur me vendin dhe Presidentin Joe Biden. Zoti Trump pretendoi pa prova se gjykatësi i çështjes ishte i korruptuar dhe i padrejtë dhe se procedurat ligjore në shtetin e Nju Jorkut ishin orkestruar nga presidenti Biden dhe zyrtarët federalë.

Presidenti Joe Biden gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se vendimi i njëzëshëm kundër zotit Trump erdhi pasi juria dëgjoi për 5 javë dëshmi për çështjen dhe se zotit Trump i ishte dhënë çdo mundësi për të mbrojtur veten.

“Është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se vendimi ishte i montuar vetëm sepse nuk i pëlqeu”, tha zoti Biden të premten.

Juria prej 12 anëtarësh diskutoi me kujdes për rreth 10 orë, dy ditë me radhë para se të shpallte vendimin të enjten, duke e bërë zotin Trump presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara që gjykohej dhe dënohej për akuza penale.

Zoti Trump pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër Joe Bidenit, demokratit që e mundi atë në zgjedhjet e 2020. Por zoti Trump tani përballet me mundësinë që të vihet në shërbim prove ose të burgoset deri në katër vjet.

Masa e dënimit do të shqiptohet më 11 korrik, në mes të fushatës së tij elektorale për të drejtuar sërish Shtëpinë e Bardhë dhe vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan, të 15 korrikut, ku ai pritet të emërohet zyrtarisht si kandidat për president.

Zoti Trump pritet të apelojë dënimin dhe mund të vazhdojë garën presidenciale. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara nuk e pengon atë që të bëhet president pavarësisht dënimit për kryerjen e veprave penale.

Zoti Trump përballet edhe me tre çështje të tjera penale, por rasti që u shqyrtua në Nju Jork mund të jetë i pari që mbyllet përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Zoti Trump u dënua pasi Michael Cohen, ish avokat i tij, dëshmoi se zoti Trump i kishte thënë “thjesht bëje” – pra të bënte një pagesë prej 130 mijë dollarësh para zgjedhjeve të 2016 për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj për një marrëdhënie intime që ajo thotë se kishte patur me zotin Trump një dekadë më herët.

Zoti Trump mohoi përsëri të premten të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Daniels. “Nuk ka ndodhur kurrë, asgjë”, tha ai.

Arritja e një marrëveshjeje në këmbim të heshtjes nuk është e paligjshme. Zoti Trump u dënua për akuzat se falsifikoi të dhënat e biznesit të Organizatës Trump për të fshehur rimbursimin prej 130,000 dollarësh për zotin Cohen në vitin 2017, i cili e kishte paguar me fondet e tij zonjën Daniels. Rimbursim u regjistrua si shpenzim ligjor i kompanisë së presidentit Trump.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...