11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Ishte një provokim”, Putin reagon pasi Moska u sulmua me dron nga Kievi

Vladimir Putin përshkroi “sulmet” në Moskë herët në mëngjesin e së martës. Sulmi në zonat paqësore konfirmon metodat që përdor Kievi, shtoi lideri rus.

“Përpjekjet për të provokuar një reagim nga Rusia dhe për t’u përgjigjur në natyrë janë shqetësuese, qytetarët ukrainas duhet ta kuptojnë këtë. Ishte një provokim”, tha Putin.

Presidenti rus më pas shfrytëzoi rastin për të sulmuar përsëri Perëndimin dhe NATO-n, duke sulmuar luftën në Ukrainë. “Toka e quajtur Ukrainë ishte e kontrolluar që në fillim (pas rënies së BRSS) nga njerëz të udhëhequr nga Perëndimi. Dhe ata krijuan një frymë antiruse në këtë territor”.

“Ne nuk e nisëm luftën e vitit 2014 – ishte regjimi i Kievit që filloi luftën në Donbas. Dhe ne nuk i përdorim këto mjete, të cilat i përdorin biznesmenët e mëdhenj ukrainas. Një tjetër konfirmim i kësaj është sulmi ndaj objekteve paqësore në Moskë këtë mëngjes”, shtoi Putin.

“Forcat e armatosura ruse u detyruan të përgjigjen, Rusia u detyrua t’i përgjigjet luftës së nisur nga regjimi ukrainas në Donbas, duke nisur një operacion special ushtarak. Ne po godasim territorin e Ukrainës, por me armë precize me rreze të gjatë, pikërisht në objektet e infrastrukturës ushtarake ose depot e municioneve”, vazhdoi Putin.

“Ukrainasit kanë ndjekur gradualisht një rrugë tjetër, atë të anëtarësimit në NATO, një organizatë që është armiqësore ndaj Rusisë dhe është krijuar vetëm për të luftuar Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë. Ata kanë deklaruar se duan të anëtarësohen në NATO dhe vendet perëndimore u përgjigjën se dyert e NATO-s janë të hapura për Ukrainën”, shtoi presidenti rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...