13.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Itali-Arrestohet në flagrancë një shqiptar për trafik droge, i kapën me mbi 50 doza kokaine

Gubbio, Itali – Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët italianë nën akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve, ai u ndalua teksa po i dorëzonte një dozë kokaine një shtetasi italian.

Karabinierët kishin vënë re sjelljen e pazakontë dhe të dyshimtë të shqiptarit në rrugët e qytetit, e cila çoi në një vëzhgim më të hollësishëm që rezultoi në zbulimin e aktivitetit të paligjshëm.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, forcat e rendit zbuluan mbi 40 gram kokainë të ndarë në më shumë se 50 doza, rreth 3,000 euro në para të gatshme, sasi të vogla hashashi, një peshore precize, si dhe material për paketimin e drogës.

Materialet e sekuestruara janë dorëzuar për analizë, ndërsa ndaj 30-vjeçarit shqiptar tashmë rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike dhe shkelje të ligjeve italiane për luftën kundër drogës. Autoritetet njoftojnë se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar rrjetin dhe kontaktet e tij të mundshme në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...