5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Itali/ Qëllohet për vdekje 31-vjeçari italian pas një sherri me pronarin e shtëpisë

Një 31-vjeçar i identifikuar si Aleandro Guadagna, u qëllua për vdekje në Palermo, pas një sherri me pronarin e shtëpisë, për shkak të një mosmarrëveshje për pagesën e qerasë, e cila nuk ishte bërë në kohë nga viktima.

Për vrasjen, karabinierët arrestuan pronarin e banesës, i cili kishte shkuar në Guadagna pikërisht për të mbledhur detyrimet e papaguara të qirasë. Krimi ndodhi në fshatin Boçadifalco , në periferi jugore të qytetit.

Menjëherë pas kontrolleve, karabinierët kishin shkuar në shtëpinë e pronarit të banesës ku banonte Guadagna por nuk e kishin gjetur. Familjarët e tij u thanë atyre se ai ishte larguar herët nga shtëpia duke i shkruar në një letër se do të takonte qiramarrësin për të zgjidhur çështjen e qirasë së papaguar. Asnjë nga të afërmit nuk e kishte menduar ndonjëherë se mund të përfundonte kështu.

Pas të shtënave me armë, karabinierët e gjetën 31-vjeçarin të shtrirë në një pellg gjaku dhe nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të konstatonin vdekjen e tij. Hetuesit kanë konstatuar se në drejtim të viktimës janë qëlluar disa të shtëna.

Viktima, i cili ka qenë i martuar dhe me dy fëmijë, ishte arrestuar në vitin 2017 për grabitjen e një banesë, ku ka marrë prej aty 30 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...